Zhduket një grua në Gjakovë
01/11/2016
Një grua është zhdukur ditën e hënë në qytetin e Gjakovës.
Sipas raportit të policisë, një person i komunitetit egjiptian ka lajmëruar policinë që bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Rastin në fjalë janë duke e hetuar njësitë përkatëse.


