Zhduket një 24 vjeçare në Skenderaj, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj
Një 24 vjeçare është zhdukur tash e tre ditë në Skenderaj dhe nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti u bë i ditur nga Ridvan Tahiri i cili në mënyrë vullnetare angazhohet për kërkimin e personave të deklaruar si të zhdukur.
Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rasti është raportuar në orët e mbrëmjes nga familjarët e saj. Qenka raportuar në Stacionin Policor të Skenderajt, nga ana e familjarve të saj. Rasti i 24 vjeçares, është inicuar si person i zhdukur. Detaje të tjera nuk kemi për momentin”, deklaroi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për Klan Kosova.
Ndërsa, Ridvan Tahiri ka kërkuar mobilizim për gjetjen e 24-vjeçares.
Postimi i plotë i Tahirit:"Vemendje!Person i zhdukur.Emri mbiemri: Egzona Islam FeratiGjinia :FemerData e lindjes:23/02/1994Gjatsia:160 cmPesha:60 kgVendlindja: F. Qirez Komuna SkenderajGjendja fizike: E mirGjendja Psiqike: E rekomanduar mir nga Doktoret.Deklerata familjare:Me16/10/2020 reth ores 07 mengjes ka dal nga shtepia dhe nuk dihet asgje per vendodhjen e saj.Personi ne fjal ka dal edhe nje her,eshte gjetur ne nje pyll afer shtepis.Sipas familjarve vajza eshte e pushtuar nga ,,Xhinet”( djalli ) ne termin fetar.Vullnetaret dhe grupi i kerkim shpetimit e pranojn kete rast per shqyrtim.Kerkojm mobilizim te Vullnetarve", (sic.), ka shkruar Tahiri.


