Zhdrella kërkon vazhdimësi
10/05/2015
Mesfushori organizativ shënoi edhe në ndeshjen e djeshme Prishtina - Trepça (4-0).
"Kemi pasur i tërë ekipi paraqitje të mirë dhe kjo po ndodh tani e disa ndeshje radhazi çka besoj se njëjtë do të vazhdojmë edhe tutje".
"Jam shumë i kënaqur me angazhimin e të gjithëve dhe kështu në çdo ndeshje do të hyjmë për fitore për të arritur qëllimin tonë", deklaroi Zhdrella për 'prishtinafc.com'.
Prishtina aktualisht ka 51 pikë, një më pak se Feronikeli./Telegrafi/


