Zgjedhjet lokale, ky është afati kur mund të regjistrohen votuesit nga diaspora
Më 17 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërkohë subjektet politike kanë 30 ditë kohë për të bërë fushatë zgjedhore.
Sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjektet politike mund të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje nga data 17 qershor deri më 16 gusht.
Afati për aplikim për t'u regjistruar si votues jashtë Kosovës fillon më 10 korrik dhe zgjat deri më 18 gusht, gjithsej 40 ditë në dispozicion, transmeton Telegrafi.
Kurse, periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor, gjithsej 31 ditë.
Gjithashtu, KQZ ditë më parë ka marrë vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Lokale. Vendimi vlen për subjektet politike të cilat do të certifikohen nga KQZ-ja për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Sipas vendimit të KQZ-së, kufiri i sipërm i shpenzimeve është në shumën: 950 mijë e 633 euro e 40 cent dhe mbështetet në listën jopërfundimtare të votuesve, e cila përmban: 1 milion e 894 mijë e 254 votues.
"Duke u mbështetur në rregullën zgjedhore të KQZ-së për kufizimin e shpenzimeve të fushatës, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat të cilat kanë më më shumë se 5 mijë votues është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse, ndërsa për komunat të cilat kanë më pak se 5 mijë votues, subjekteve politike ju lejohet të shpenzojne deri në 0,7 euro për votues të regjistruar në atë komunë", thuhej në njoftimin e bërë nga KQZ.
Ndërkohë që KQZ ka paraparë afatet për zgjedhjet e 17 shkurtit, subjektet politike janë duke vazhduar me zyrtarizimin e kandidatëve për kryetar komunash.
LDK deri më tani ka zyrtarizuar kandidatët për 11 komuna:Përparim Rama – PrishtinëGazmend Muhaxherri – PejëAnton Quni – PrizrenPudujevë – Ekrem HyseniSuharekë – Ardian ShalaLipjan – Imri AhmetiFushë Kosovë – Burim BerishaViti – Sokol HalitiVushtrri – Xhafer TahiriMehmet Krasniqi – ObiliqBurim Krasniqi – Rahovec
Kujtojmë se LDK aktualisht qeverisë në shtatë komuna të Kosovës: Pejë, Gjilan, Vushtrri, Lipjan, Viti, Istog dhe Fushë Kosovë, raporton Telegrafi.
PDK deri më tani ka zyrtarizuar kandidaturat për disa komuna.Shaqir Totaj – PrizrenAgim Aliu – FerizajUran Ismaili – Prishtinë (mungon zyrtarizimi)Ramiz Lladrovci – DrenasSami Lushtaku – Skenderaj (mungon zyrtarizimi)Naim Ismajli – ShtimeBesim Ilazi – KaçanikShaban Shabani – DragashRrahim Ternava – Fushë KosovëMurtez Zekolli – SuharekëBedri Hamza – Mitrovicë (kandidat i mundshëm)
PDK aktualisht udhëheq në pesë komuna: Ferizaj, Drenas, Shtime, Dragash, Kaçanik.
AAK e cila qeverisë në shtatë komuna, tashmë ka përcaktuar kandidaturat në shumicën e komunave që garon në zgjedhje.Daut Haradinaj – PrishtinëBesnik Tahiri – PodujevëArbër Tolaj – PejëArdian Gjini – GjakovëBali Muharremaj – SuharekëZenun Çelaj – KlinëBashkim Ramosaj – DeçanSmajl Lafiti – RahovecAgron Kuçi – JunikBekë Berisha – IstogLëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidaturë për kryetarë të komunave.
Mirëpo janë përfolur shumë emra deri më tani për disa komuna.
Prishtinë – Arben Vitia, Liburn Aliu (kandidatë të mundshëm)
Prizren – Mytaher Haskuka, Drita Millaku, Hajrulla Çeku
Mitrovicë – Agim Bahtiri (kandidaturë e vetëshpallur)
Pejë – Gazmend Agusholli (i propozuar nga kryesia e Qendrës në Pejë)
Gjilan – Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Alban Hyseni dhe Labinota Demi-Murtezi (të përfolur si kandidatë të mundshëm)
Kujtojmë në zgjedhjet e fundit lokale Vetëvendosje kishte fituar në Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë, ndërsa Shpejtim Bulliqi kishte fituar mandatin në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.
AKR deri më tani ka zyrtarizuar kandidaturën e Selim Pacollit për Prishtinën.
NISMA nga ana tjetër ka zyrtarizuar Fazli Hoxhën si kandidat për Gjakovë dhe Naser Morinën në Klinë.
Nga kjo parti po ashtu kandidat për Prizrenin do të jetë Zafir Berisha./Telegrafi/


