Zgjatet afati për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore deri më 24 gusht
Foto: Ilustrim
20/08/2026
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se është zgjatur afati për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore, me qëllim që të gjithë nxënësit që kanë të drejtë t’i nënshtrohen këtij provimi të kenë mundësi të aplikojnë.
Sipas njoftimit, afati i aplikimit është zgjatur deri të hënën, më 24 gusht 2026, në orën 11:00, ndërsa aprovimi i aplikimeve do të bëhet po të njëjtën ditë, deri në orën 12:00.
Deri më tani, për Provimin e Maturës Shtetërore kanë aplikuar 4,650 nxënës.
Megjithatë, bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, Ministria vlerëson se rreth 1,000 nxënës, të cilët kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit, ende nuk kanë aplikuar.


