Please enter at least 3 characters.

Zëvendësohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, KQZ publikon emrat

2021/03/Zevendesohen-deputetet-e-kosoves.png

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka miratuar 13 rekomandimet për kandidatët e radhës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm të Kuvendit të Kosovës.

Nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deputeti Shemsedin Dreshaj do të jetë në vend të Daut Haradinaj, i cili u tërhoq pasi u emërua nga AAK kandidat për Kryetar të Prishtinës.

Pas marrjes së pozitave në kabinetin e Qeverise Kurti, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të jenë këto zëvendësime:

Donika Gërvalla Schwarz - Shqipe Isufi, Arben Vitia – Enver Haliti, Hekuran Murati – Mirsad Shkreta, Faton Peci – Gramos Agusholli, Liburn Aliu – Alban Bajrami, Arbërie Nagavci – Yllza Hoti,Hajrulla Çeku – Jahja Kokaj, Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi, Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi.

E sa i përket Partisë KDTP-së, Fikrim Damka do ta zëvendësohet nga Enis Kervan.

Nga IRDK-ja, Elbert Krasniqi do të zëvendësohet nga Fridon Lala.

Ndërsa, NDS, Emilija Rexhepi do të zëvendësohet Samra Ilijaz. /Telegrafi/