Please enter at least 3 characters.

Zbulohet shkaktari i zjarrit në lokalin e reperit Noizy në Durrës

2023/06/collage-2-6-scaled.jpg

Lokali i reperit të njohur shqiptar, Noizyt, është përfshirë nga flakët.

Ngjarja siç u tha ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Lokali rezulton të jetë në emër të babait të Noizyt, Bashkim Rajkut.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas kësaj pati një reagim në rrjete sociale duke treguar arsyen se përse ndodhi një gjë e tillë.

Faqja e lokalit në Instagram bën me dije se kjo u bë nga një shkëndijë elektrike.

Postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):"Njoftim!Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë elektrike GATE 03 do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë.Ju mirëpresim së shpejti". /Telegrafi/