Zbulohet klauzola e ulët e Jeremie Frimpong, shumë klube janë vënë pas tij
Jeremie Frimpong do të largohet në verë nga Bayer Leverkuseni, për të bërë një hap para në karrierën e tij.
Disa klube të shquara evropiane po ndjekin nga afër mbrojtësin e djathtë dinamik të Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong, sipas Nicolo Schira.
Holandezi 24-vjeçar, i njohur për talentin e tij sulmues, ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro në kontratën e tij, aktiv vetëm nga 1 korriku deri më 15 korrik 2025.
Paraqitjet e spikatura të Frimpong, duke kontribuar me katër gola dhe gjashtë asistime në Bundesligë këtë sezon, e kanë bërë atë një talent të kërkuar.
Me kontratën e tij deri në vitin 2028, Leverkusen mban një pozicion të fortë, por klauzola e tij bën që Leverkuseni të mos jetë në pozitë për ta mbajtur atë.
Manchester City, Liverpool, Chelsea, Man Utd dhe Barcelona janë skuadrat që kanë shprehur interesim për anësorin holandez. /Telegrafi/


