Zbulohet ‘arsyeja e fshehtë’ pse Endrick nuk po merr minuta të mjaftueshme tek Real Madridi
03/12/2024
Real Madridi ka pësuar një sërë lëndimesh gjatë javëve të fundit dhe në fazën e sulmit kanë mbetur pa Brahim Diaz, Rodrygo dhe Vinicius shpeshherë gjatë këtij sezoni. Sidoqoftë, kjo nuk ka bërë që në mungesë të tyre minutat të rriten për Endrick Felipe, brazilianin të cilin e transferuan verën e kaluar për 40 milionë euro.Kur trajneri Carlo Ancelotti u pyet për Endrick pas ndeshjes me Getafen tha se ‘Ai duhet të punojë’, duke iu referuar përkushtimit të tij në stërvitje.Tekniku italian në përgjithësi cilësohet si një ‘baba i lojtarëve’ në kuptimin se i mbron ata dhe i trajton si të rritur.


