Please enter at least 3 characters.

Zbulohen detajet e marrëveshjes: Alaba u bashkua si futbollist i lirë me Realin, por do t'i kushtojë 126 milionë euro madrilenëve

2021/07/maxresdefault-14.jpg

Davdid Alaba javë më parë ka kompletuar transferimin te Real Madrid.

Mbrojtësi austriak është larguar nga Bayern Munichu si futbollist i lirë dhe u bashkua me Los Blancos me parametra zero.

Por përkundër se e morën si futbollistë të lirë austriakun, Real Madridit do t'i kushtojë Alaba në total 126,5 milionë euro.

Ka qenë gazeta e madhe gjermane Der Spiegel që ka zbuluar shifrat e këtij transferimi të Alabas në Madrid.

Florentino Perez ka paguar tashmë plot 29.2 milionë euro në formë bonusesh, nga të cilat 17.7 i ka marrë vetë futbollisti, 5.2 agjenti dhe ndërmjetësuesi Pini Zahavi dhe 6.3 milionë euro të tjera babai i austriakut, George Alaba.

Ndërkohë vetë mbrojtësi do të përfitojë një pagë prej 19.2 milionë eurosh bruto në sezon, ose diçka më tepër se 11 milionë euro neto, një shifër kjo më e ulët sesa merrte Sergio Ramos te Reali deri në fund të sezonit që lamë pas.

David Alaba do të duhet të bëjë liderin e prapavijës te Reali i Madridit, pasi nga ekipi janë larguar tashmë si Sergio Ramos, ashtu edhe Raphael Varane, të cilët kanë udhëhequr repartin në sezonet e fundit. /Telegrafi/