Please enter at least 3 characters.

Zbulohen datat dhe oraret e ndeshjeve në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve

2019/08/EDJbll_WsAYzY7t.jpg

Napoli-Liverpool dhe Borussia Dortmund-Barcelona, do të jenë ndeshjet e mëdha që do të hapin fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve më 17 shtator.

Sa i përket mbylljes do të jetë përballja e madhe Inter-Barcelona, më 10 dhjetor.

Më 18 shtator, do të zhvillohet super ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, ndërsa sfida e dytë do të luhet më 26 nëntor.

Ka qenë UEFA që i ka zbuluar të gjitha datat dhe oraret e të gjitha ndeshjeve të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Juventus do të shkojë në Madrid për të luajtur me Atleticon më 18 shtator, ndërsa madrilenët do të kthehen në Torino më 26 nëntor.

Atalanta do të debutojë në Ligën e Kampionëve, ndaj Dinamo Zagreb më 18 shtator. /Telegrafi/