Please enter at least 3 characters.

Zbresin për 10% aksionet e Boeingut pas rrëzimit të aeroplanit Ethiopian Airlines

2019/03/boeing_737_max.jpg
292:"RENTON, WA - DECEMBER 8: A winglet on the first Boeing 737 MAX airliner is pictured at the company's manufacturing plant, on December 8, 2015, in Renton, Washington. The plane is the newest, most fuel efficient version of Boeing's best-selling plane. (Photo by Stephen Brashear/Getty Images)
16:"Stephen Brashear

Aksionet e kompanisë Boeing ranë 10 për qind pas rrëzimit të aeroplanit 737 MAX 8 të linjës ajrore të Etiopisë. Ky aksident për kompaninë është i dyti më radhë në vetëm pesë muaj.

Kjo rënie e aksioneve është më e madhja për kompaninë në gati dy dekada.

Një aeroplan Boeing 737 MAX 8 u rrëzua vetëm pak minuta pasi u nis nga kryeqyteti etiopian Addis Abeba në drejtim të Nairobit, duke vrarë të gjithë udhëtarët në bord. I njëjti model i aeroplanit, u rrëzua në brigjet e Indonezisë në muajin tetor 2018 duke vrarë 189 udhëtarë në bord, përcjell Telegrafi.

Boeing në një njoftim tha se hetimi për rrëzimin e avionit të Ethiopian Airlines është në fazën fillestare

"Ne parashikojmë luhatshmëri më të madhe në aksionet e Boeingut. Edhe pse është e hershme për të nxjerrë konkluzione, mund të ketë shqetësime rreth sigurisë", tha analisti i Morgan Stanley, Rajeev Lalwani.

Në anën tjetër, aksionet e rivalit Airbus u rritën 0.5 për qind. /Telegrafi/