Please enter at least 3 characters.

Zanetti: Duam të fitojmë Ligën e Evropës

2018/12/Javier-Zanetti-1-e1545052245990.jpg
245:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 24: Former Argentine footballer Javier Zanetti arrives on the Green Carpet ahead of The Best FIFA Football Awards at Royal Festival Hall on September 24, 2018 in London, England. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti, e ka komentuar si të lehtë shortin me Rapid Vjenën në fazën e parë të eliminimit direkt të Ligës së Evropës.

Argjentinasi i shikon zikaltrit si favorit, ndërsa tregoi se qëllimi është ta fitojnë titullin.

"Besojmë se mund të luajmë një rol të rëndësishëm në këtë garë. Jemi të lumtur me shortin pasi udhëtimi në Vjenë nuk është shumë i gjatë".

"Kemi shanse të mira të vazhdojmë tutje. Ishin të dëshpëruar me eliminimin nga Liga e Kampionëve, por duhet të jemi gati për një paraqitje të mirë tani në Ligën e Evropës".

"Ne duam ta fitojmë këtë garë prestigjioze", ka thënë Zanetti.

Ndeshja e parë është më 14 shkurt, kurse ajo e kthimit me 21 shkurt 2019.

Interi në Ligën e Kampionëve ishte në grup me Barcelonën, Tottenhamin dhe PSV-në, por nuk arriti të mposhtë skuadrën holandeze dhe kështu u eliminua. /Telegrafi/