Please enter at least 3 characters.

Zana Krasniqi i futet garës për asambliste në Komunën e Prishtinës me Lëvizjen Vetëvendosje

2021/08/zanakrasniqi_235452436_269020397951129_1544167728777348133_n-e1628682820753.jpg

Modelja e njohur shqiptare, Zana Krasniqi, ka vendosur t’i futet rrugës së politikës.

Bukuroshja e kurorëzuar me titullin “Miss Univers Kosova” në vitin 2008, ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për asambliste në Komunën e Prishtinës.

Zana Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se në zgjedhjet e tetorit, do të kandidojë në krah të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka publikuar një fotografi me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, i cili përflitet si kandidat i mundshëm i VV-së për kryetar të Prishtinës.

Ky është postimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):"Te dashur miq,Si aktiviste ambientaliste, ndjej obligim qe kauzes time per ruajtjen e Nanes Natyre ti jap drejtimin e duhur para se te jete vone.Une kam vendosur qe ne qytetin tim ku jamm lindur e rritur te kandidoj si asambleiste per Komunen e Prishtines ne listen e Levizjes Vetevendosje.Duke e pas parasysh qe flitet shume, e punohet pak ne kete drejtim, do ta marr si obligim qe çeshtjet e ambientit te kene nje adrese.Vetem se bashku mund te bejm diferencen.Shpresoj ne mbeshtetjen dhe voten tuaj.Ta duam, ta ruajm dhe ta mbrojme NANEN NATYRE", ka shkruar Zana Krasniqi në Instagram. /Telegrafi/