Please enter at least 3 characters.

Zaev reagon ndaj brutalitetit policor që ndodhi në Manastir: Nuk do të lejojmë raste të tilla të kalojnë pa dënim

2019/07/Zoran-Zaev-llogo-e1564059793894.jpg

Kryeministri Zoran Zaev në 'Facebook' ka reaguar për burtalitetin policor që ndodhi dje ndaj qytetarëve romë në Manastir.

Sipas Zaev, një sjellje e tillë është e turpshme për policinë dhe meriton reagimi që erdhi nga opinioni, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Për t'u përshëndetur është që Reparti për Kontroll të Brendshëm pranë MPB-së e vërtetoi identitetin e pjesëmarrësve të kësaj ngjarje dhe pres që shumë shpejt, të ketë përgjegjësi dhe dënim për të gjithë personat e përfshirë", tha Zaev.

Në fund, kryeministri Zaev tha se kanë investuar shumë në sjelljen dhe figurën e policëve dhe se nuk do të lejohet raste të tilla të izoluara të kalojnë pa përgjegjësi dhe dënim të merituar./Telegrafi/