Zaev ju përgjigjet kërcënimeve të Rusisë
23/03/2018
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i ju është përgjigjur kërcënimeve të Rusisë rreth anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe pastaj në BE, shkruan Telegrafi Maqedoni.
''Maqedonia është e pavarur dhe prej atëherë fuqishëm është duke ju përgjigjur rreziqeve të ndryshme. Anëtarësimi në NATO është qëllimi kryesor i joni dhe për këtë kemi mbështetjen e qytetarëve. Qytetarët duan integrim euro-atlantik'' thotë Zaev.
Përndryshe, përfaqësia e Rusisë në Maqedoni kishte paralajmëruar Maqedoninë për rreziqe dhe efekte negative nëse vendi integrohet në BE dhe NATO. /Telegrafi/


