Please enter at least 3 characters.

Zaccheroni: Juve ka përparësi psikike ndaj Barcës

2016/01/zaccheroni-juve-ka-p-euml-rpar-euml-si-psikike-ndaj-barc-euml-s_hd.jpg

Bianconerët ose Blaugranët do të kompletojnë tripletën të shtunën mbrëma në Berlin, pasi tashmë kanë fituar ligat dhe kupat respektive në vendet e tyre.

“Juve ka gjasa 40 ose 50 për qind që të ketë sukses”, ka thënë ish-trajneri i Milanit dhe Interit për Sky Sport Italia.
“Në nivelin psikologjik, Bianconerët janë në gjendje shumë më të mirë, sepse shkojnë atje si jofavoritë dhe askush nuk e ka pritur këtë”.

“Loja kundër Barcelonës gjithmonë u jep energji shtesë kundërshtarëve. Nëse Barca humb, do të konsiderohet si dështim. Ata ndjehen të obliguar për fitore dhe kanë arritur në finale me shumë presion dhe tension”.

“Max Allegri ka një skuadër solide që është në formë të shkëlqyer. Ai duhet të fokusohet në mesfushë, të cilën e ka një nga më të mirat në botë. Juve e Allegrit përshtatet më mirë në situata të ndryshme në raport me atë të Antonio Contes”, ka shtuar Zaccheroni. /Telegrafi/