Please enter at least 3 characters.

YouTube do të bllokojë të gjitha përmbajtjet kundër vaksinave

2021/09/Screenshot-52.png

YouTube po lëviz në drejtim të bllokimit dhe largimit të të gjithë përmbajtjes që përhap dezinformata në lidhje me vaksinat kundër COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera, të tilla si fruthi, hepatiti dhe lija e ujit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania e videove në internet në pronësi të Google tha në një postim në blog të mërkurën se çdo përmbajtje që "pretendon në mënyrë të rreme se vaksinat e miratuara janë të rrezikshme dhe shkaktojnë efekte kronike shëndetësore" do të hiqet.

“Kjo do të përfshijë përmbajtje që thotë në mënyrë të rreme se vaksinat e miratuara shkaktojnë autizëm, kancer ose infertilitet, ose se substancat në vaksina mund të gjurmojnë ata që i marrin ato”.

Që nga viti 2020, Google thotë se ka hequr 130,000 video për shkeljen e politikave të kompanisë për vaksinën COVID-19, dhe thotë se po i rrit ato përpjekje.

"Ne po zgjerojmë politikat tona të dezinformimit mjekësor në YouTube me udhëzime të reja mbi vaksinat e administruara aktualisht, të miratuara dhe konfirmuara si të sigurta dhe efektive nga autoritetet shëndetësore lokale dhe OBSH", tha kompania.

Kompania do të heqë video individuale nga disa përdorues, dhe - siç u raportua për herë të parë nga Washington Post - do të shkojë deri në fshirjen e llogarive tërësisht të shpërndarësve serik të dezinformatave. /Telegrafi/