Please enter at least 3 characters.

Ylli i "Yellowstone" Cole Hauser tregon për fanset e moshuara: Pas disa gotave bëhen pak agresive

Ylli i “Yellowstone”, Cole Hauser, ka zbuluar me humor ndërveprimet e çuditshme që ka pasur me disa prej fansave të tij të moshuara.

“Kanë pasur disa që më kanë kapur nga pas. Pas disa gotave bëhen pak agresive”, tha aktori 50-vjeçar në një intervistë për Page Six.

Megjithatë, ai theksoi se shumica e fansave kanë qenë shumë respektues dhe se gjithmonë është ndjerë i vlerësuar, shkruan DailyMail.

Pas mbylljes së serialit në dhjetor 2024, Hauser ka nisur xhirimet e një spinoff-i të ri në Teksasin e Veriut, ku do t’i ribashkohet Kelly Reilly, e cila rikthen rolin e Beth Dutton.

Aktori foli edhe për marrëdhënien e fortë në ekran me Kellyn, të cilën e përshkroi si një bashkëpunim plot besnikëri dhe kreativitet.

Në jetën private, ai është i martuar prej vitit 2006 me Cynthia Daniel, ndërsa kohët e fundit është angazhuar edhe në biznesin e bourbonit, duke lançuar markën e tij Lazy K Bar Straight Bourbon Whiskey. /Telegrafi/