Please enter at least 3 characters.

Ylli i The Big Bang Theory sërish në pritje të ëmbël

Aktorja Kaley Cuoco, 40 vjeçe, ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë me të fejuarin, Tom Pelphrey, 43 vjeç.

Ylli i serialit "The Big Bang Theory" ndau lajmin e lumtur në Instagram të mërkurën, duke publikuar fotografi ku shfaq barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.

Në mesin e fotografive ishte edhe një imazh ku ajo pozon së bashku me Pelphrey dhe vajzën e tyre të parë, Matilda, tre vjeçe, para një torte të zbukuruar me spërkatëse shumëngjyrëshe.


“Është një...”, shkroi ajo, ndërsa në foto shihej pjesa e brendshme rozë e tortës, duke lënë të kuptohet se çifti po pret një tjetër vajzë.

“Po e kompletojmë familjen tonë të vogël, një ëndërr e bërë realitet!”, shkroi Cuoco në përshkrimin e postimit. “Ky udhëtim i dytë ka qenë pak më i vështirë në shumë aspekte, por jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë moment!”

Nga ana e tij, Pelphrey shkroi: “Motra e vogël është rrugës! Baba i vajzave përjetë. Dhe po, në foton e fundit princesha jonë e vogël po na tregon gishtin e mesit!”

Çifti u njoh në prill të vitit 2022, pasi u prezantuan nga menaxheri i tyre i përbashkët. Ata e konfirmuan lidhjen romantike një muaj më vonë.

Cuoco dhe Pelphrey u fejuan më 14 gusht 2024.

Aktorja ndau lajmin e fejesës në Instagram Stories, duke publikuar fotografi të unazës së saj me diamant dhe mbishkrimin: “Fundjavë e mrekullueshme”.