Please enter at least 3 characters.

Ylli i Juventusit nën hetim për shkelje të mundshme të basteve

2023/10/juve1.jpg
209:"Juventus' Niccolò Fagioli jubilates after scoring the gol (1-0) during the italian Serie A soccer match Juventus FC vs US Cremonese at the Allianz Stadium in Turin, Italy, 14 May 2023 ANSA/ALESSANDRO DI MARCO
4:"ANSA

Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli është nën hetim për shkelje të mundshme të basteve në platforma të paligjshme dhe rrezikon të pezullohet deri në tre vjet nëse shpallet fajtor.

Sipas gazetësLa Stampa, ky është pjesë e një hetimi nga Prokuroria e Torinos në lidhje me lojërat e fatit përmes platformave të paligjshme online.

Hetuesit kanë skanuar qasjet, të dhënat dhe transaksionet dhe Fagioli është shfaqur si një nga bastvënësit e dyshuar që tashmë janë vënë nën hetim.

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) thuhet të jetë në dijeni të situatës që prej datës 30 gusht.

Prokurori Giuseppe Chine ka hapur gjithashtu një hetim, pas një raportimi nga avokatët e lojtarit që informuan Federatën Italiane të Futbollit për hetimin në vazhdim nga Prokurori i Torinos.

Neni 24 i Kodit të Drejtësisë Sportive pretendon se futbollistëve profesionistë u ndalohet të luajnë baste në 'ngjarjet zyrtare të organizuara nga FIGC, UEFA dhe FIFA' dhe 'nuk mund të vendosin ose të pranojnë baste, drejtpërdrejt ose tërthorazi'.

Nëse Fagioli shpallet fajtor për lojëra të fatit në ndeshjet zyrtare të futbollit, ai mund të marrë një gjobë më të lartë se 25,000 euro dhe të pezullohet deri në tre vjet. /Telegrafi/