Please enter at least 3 characters.

Yll Limani publikon një pjesë të videos së veçantë të baladës së re

2018/07/ylli.png

Yll Limani do të sjell brenda këtij muaji një këngë të re për publikun shqiptar.

Këngëtari pritet të sjell këngën më të re të titulluar "Prej se jena nda", e cila është një baladë.

Madje, prishtinasi ka publikuar edhe një video të shkurtër të këngës, e cila duket mjaft interesant.

Në fakt, në video shfaqet Vesa Ceka, anëtare e video kompanisë së mirënjohur Imagine Films, e cila thërret Erkand Shabanin.

Nuk dihet nëse do të jetë pjesë e videos së këngës, por ajo u bë trend kur para pak ditësh një grua e moshuar shfaqet në kamerë derisa një prezantues po jepte një lajmet.

Ndryshe, këngëtari do të vjen edhe me një këngë të re, e cila është në bashkëpunim me Diona Fonën.

Theksojmë se Limanin do ta shohim në një numër të madh të mbrëmjeve dhe koncerteve të ndryshme. /Telegrafi/