Please enter at least 3 characters.

Yll Limani paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me Lumi B

2020/07/page-50.jpg

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Yll Limani, ka filluar punën për disa projekte të reja muzikore.

Para lansimit të projektit “Buzët e kuqe”, ai ka njoftuar fansat se po vjen në duet me reperin Lumi B.

Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Duke e pritur Lumi B me ardh në montazhë, pate”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos së ndarë nga xhirimet e klipit.

Ndërkaq, për vetëm një kohë të shkurtër postimi grumbulloi mbi 900 komente fansat e të cilëve duket se mezi po presin për këtë bashkëpunim.

Ylli aktualisht është duke e shijuar suksesin e solo projektit të tij "I kom kall", kurse Lumi B të "Aman" që e solli në duet me Dafinën dhe Ledrin.

Tani presim të shohim se çfarë kanë përgatitur dyshja e famshme e estradës. /Telegrafi/