Please enter at least 3 characters.

Yee: Ivanov duhet të veprojë në lidhje me pritshmëritë e SHBA-së

2017/05/Hoyt-Yee-zevendes-ndihmes-sekretar-i-shba-ve-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Diplomati amerikan Hoit Brian Yee është në vizitë në Ballkan dhe në një intervistë për Balkan Insight ai thotë se beson se kryetari Gjorge Ivanov do ta bëjë 'veprimin e duhur' dhe do t'i jep mundësi kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për të formuar qeverinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

'Presidenti, të cilin e kam takuar dhe kishim një bisedë shumë të mirë, i kuptoi pritjet tona. Ne presim që qeveria, presidenti, të bëjnë atë që është e nevojshme për të përmbushur standardet demokratike', ka thënë Yee ndër të tjera.

Ai tha se SHBA beson se duhet të jepet mandati këtij koalicioni i cili ka shumicën në parlament për të formuar qeverinë dhe të fillojë realizimin e këtyre reformave që janë të nevojshme për Maqedoninë, që të ecë përpara në rrugën demokratike.