Please enter at least 3 characters.

Xhirimet që tregojnë se Real Madridi i Mourinhos kishte kundërsulmin më të shpejtë në botë

2020/04/JoseMourinhoRealMadrid-1.jpg
287:"MADRID, SPAIN - MAY 13: Real Madrid CF head coach Jose Mourinho (C) celebrates the La Liga title with Cristiano Ronaldo (R) after the La Liga match between Real Madrid CF and RCD Mallorca at Estadio Santiago Bernabeu on May 13, 2012 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Skuadra e Real Madridit, të cilën e ka udhëhequr Jose Mourinho, mund të jetë një prej ekipeve të nënvlerësuara të kohës moderne. Pas suksesit të madh me Interin, strategu portugez e mori drejtimin e Los Blancos në vitin 2010 dhe drejtoi për tre vite.

Sezoni i parë ishte paksa zhgënjyes, përkundër se e fitoi Kupën e Mbretit, ndërsa problemet filluan të shtoheshin në edicionin e fundit që pasoi edhe me largimin e tij.

Me gjithë kritikat, ai e fitoi La Ligan në edicionin 2011/2012 dhe Superkupën e Spanjës, dhe njëherësh vendosi klasin e tij. Reali arriti 100 pikë dhe shënoi rekord prej 121 golash në kampionatin spanjoll.

(Foto: Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)

Dhe nëse nuk jeni të bindur nga statistikat, atëherë xhirimet nga loja e Mbretërve nën drejtimin e Mourinhos në sezonin e dytë, tregojnë për potencialin që kishte ajo skuadër.

Për më shumë, në dispozicion të trajnerit ishte edhe superylli Cristiano Ronaldo, ashtu që skuadra e tij ishte shumë ofensive dhe vrastare në kundërsulme. /Telegrafi/