Please enter at least 3 characters.

Xhensila kalon njëmilionëshin e klikimeve

2016/01/Xhensila.jpg

Xhensila Myrtezaj ka arritur shifrën jubilare prej një milionë klikimesh në “You Tube” me këngën e saj më të re, “Ring the Alarm”.

Këngëtarja seksi lansoi klipin e fundit më 30 maj dhe brenda dhjetë ditësh ka arritur të kalojë shifër shtatëshifrore të klikimeve në YouTube.

“1 milion falenderime per te gjith juve qe e pelqyet dhe e suportuat #RingtheAlarm”, ka shkruar ajo sipër fotografisë së postuar në Instagram.

Kënga është e bazuar në ritmet e muzikës reggae dhe shoqërohet me një klip shumë veror. /Telegrafi/