Please enter at least 3 characters.

Xhensila dhe Besi pozojnë bashkë, komiku thotë se është e vërtetë thënia se çiftet fillojnë t’i ngjajnë njëri-tjetrit

2020/05/Xhensilafk.jpg

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të pëlqyera të skenës shqiptare dhe bëjnë pjesë në listën e yjeve më të ndjekur në rrjetet sociale.

Këngëtarja numëron mbi 1.4 milion ndjekës në Instagram, derisa aktori që e ka provuar veten edhe në këndim numëron mbi 1.1 ndjekës në këtë rrjet social.

Këto ditë, ata e kanë shpërndarë një fotografi të përbashkët duke pozuar në veturë, të cilën Xhensila e ka përshkruar thjesht: “Z. dhe Znj. Kallaku”.

(Foto: Screenshot/Instagram/xhensilamyrtezaj)

Nga ana tjetër, Besi nuk ka mundur të mos e përdorë anën e tij komike duke shkruar: “Është e vërtetë thënia se një çift fillojnë i ngjajnë njëri-tjetrit, kjo është arsyeja pse është zbukuruar edhe znj. Kallaku”.

Fotografia ka marrë pëlqime të shumta dhe komente nga fansat e tyre, por edhe nga kolegët që e kanë uruar çiftin e famshëm. /Telegrafi/