Please enter at least 3 characters.

Xhenierët e FSK-së montojnë urën metalike "Mabey Johnson" në Shqipëri (Foto)

2018/02/1.Xhenierët-e-FSK-së-me-sukses-vazhdojnë-ndërtimin-e-urës-metalike-Mabey-Johnson’’-në-Shqip.jpg

Një kontingjent i FSK-së, me urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës udhëtoi për në Republikën e Shqipërisë për të ndihmuar Shqipërinë në sanimin e pasojave pas vërshimeve.

Batalioni i Xhenios i FSK-së, në Shqipëri, filloi ngritjen e urës mobile "Mabey Johnson” në fshatin Zemlak të prefekturës së Korçës.

"Xhenierët e FSK-së, vazhdojnë me sukses punimet në ngritjen e urës dhe me intensitet të shtuar në ndërtimin e urës që do të jetë në shërbim jo vetëm të banorëve të fshatit por edhe të banorëve të zonës. Operacioni është duke u realizuar pa ndonjë problem, kurse pjesëtarët e FSK-së, janë duke dhënë maksimumin në ndërtimin e kësaj ure në afatin sa më të shkurtë kohorë", thuhet në njoftim. /Telegrafi/