Please enter at least 3 characters.

Xhamitë në Prishtinë cak i hajnave, vidhen 155 euro nga arkat e tyre

2021/07/Xhamia-e-Madhe-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për dy raste të vjedhjes që kanë ndodhur në dy prej xhamive në kryeqytet.

Rasti i parë ka ndodhur në xhaminë në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, imami i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë të xhamisë dhe nga arka i kanë vjedhur rreth 150€ kesh (para).

Rasti në procedurë hetimore.

Ndërkaq në rastin e dytë në rrugën “Ibraihm Lutfiu”, imami ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë, e kanë dëmtuar-thyer arkën e xhamisë ku kanë vjedhur 5€ dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë, rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/