Xhaka i gëzohet ndeshjes së 100-të në Ligën Premier me Arsenalin
265:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - AUGUST 11: Arsenal player Granit Xhaka in action during the Premier League match between Newcastle United and Arsenal FC at St. James Park on August 11, 2019 in Newcastle upon Tyne, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images
12/08/2019
Arsenali ia besoi shiritin e kapitenit Granit Xhakës në ndeshjen kundër Newcastle United dhe ai e shpagoi nderimin që iu bë.
Topçinjtë fituan me rezultat 1-0 si mysafirë, ndërsa kjo ishte ndeshja e 100-të në Ligën Premier për mesfushorin shqiptar me fanellën e klubit londinez.
Natyrisht se Xhaka i është gëzuar kësaj arritjeje, sidomos për faktin që u shënua me fitore.
"Jam krenar me mënyrën si luftuam në këtë ndeshje. Ishte ndjenjë e mirë ta zhvilloja ndeshjen time të 100-të në Ligën Premier për këtë klub të madh, Arsenal", ka shkruar ai në përshkrimin e një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.
Mesfushori 26-vjeçar kishte një paraqitje solide në atë sfidë, ndërsa u vlerësua me notën 7.0. /Telegrafi/


