Please enter at least 3 characters.

Wolves ia merr fitoren Unitedit nga dora në javën e dytë të Ligës Premier

2019/08/neves.jpg
291:"WOLVERHAMPTON, ENGLAND - AUGUST 19: Ruben Neves of Wolverhampton Wanderers scores his team's first goal during the Premier League match between Wolverhampton Wanderers and Manchester United at Molineux on August 19, 2019 in Wolverhampton, United Kingdom. (Photo by David Rogers/Getty Images)
12:"Getty Images

Wolverhampton Wanderers e ka ndalur Manchester Unitedin në xhiron e dytë në Ligën Premier, derisa ndeshja përfundoi 1-1.

Djajtë e Kuq ishin ata të parët që kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Anthony Martial në minutën e 27-të nga asistimi që pranoi nga Marcus Rashford.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Unitedit, mirëpo pjesa e dytë i takoi ‘Ujqve’.

Wolves vs Manchester United (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)

Ishte minuta e 55-të kur Ruben Neves e shënoi një gol të mrekullueshëm nga distanca, pas asistimit që mori nga Joao Moutinho.

Mirëpo, Manchester United e kishte shansin që ta rikthente epërsinë me penalltinë e fituar nga Paul Pogba (68’), por Rui Patricio e priti atë gjuajtjen e francezit.

Pas xhiros së dytë, skuadra nga qyteti i Manchesterit renditet në vendin e katërt me katër pikë, po aq sa ka edhe City në vendin e tretë, ndërsa Livepool dhe Arsenali ndajnë pozitën e parë me gjashtë pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/GeniusMUFC/status/1163533638295797760

https://twitter.com/FlFAWC2018/status/1163544966184034311