Werder Bremen e eliminon Borussia Dortmundin në ndeshjen që solli gjashtë gola dhe u vendos me penallti – Rashica shënoi golin e parë
05/02/2019
Borussia Dortmund dhe Werder Bremen kanë zhvilluar një ndeshje të zjarrtë mes vete që pas vazhdimeve është mbyllur 3-3.
Ndeshjen e hapi ylli i Kosovës, Milot Rashica që shënoi në minutën e 5-të.
Golit të tij iu kundërpërgjigj Marco Reus që shënoi në minutën e 45-të.
Pjesa e dytë nuk sjelli gola, ndërsa vazhdimet plot katër sosh.
Pulisic shënoi për 2-1, ndërsa rezultatin e barazoi Claudio Pizarro (2-2).
Ashtaf Hakimi shënoi për 3-2 dhe Borussia mendoi se kaloi tutje.
Në minutën e 119 në skenë doli Harnik që shënoi për 3-3.
Nis serinë e penalltive më të mirë dolën Werderi që fituan 4-3.
Milot Rashica në këtë ndeshje luajti plot 66 minuta, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer. /Telegrafi/


