Please enter at least 3 characters.

Wenger lëvdon shpirtin ekipor pas fitores së madhe

2016/11/giroud.jpg

Arsene Wenger ka lëvduar shpirtin ekipor të skuadrës së tij pas fitores në udhëtim te Ludogorets në fund të takimit.

Arsenali bëri përmbysjen pas disavantazhit prej 2-0, duke fituar në fund.

Këtu kontribuoi edhe Xhaka me një supergol dhe Ozil me golin vendimtar, megjithatë, frandezi lëvdoi kontributin e gjithë ekipit.

“Lojtarët e mëdhenj bënë vendimet e duhura. Mesut kishte aftësi të duhura për të përfunduar këtë takim”.

“Për mua fitoi shpirti ekipor. Kjo tregon se ne kemi mentalitet të shëndoshë në grupin tonë”, u shpreh Ëenger. /Telegrafi/