Please enter at least 3 characters.

Wenger lavdëron Mustafin, thotë se nuk ishte afër largimit nga Arsenali

2018/04/Mustafi-Wenger.jpg
285:"LONDON, ENGLAND - APRIL 22: Arsene Wenger, Manager of Arsenal and Per Mertesacker talk to Shkodran Mustafi of Arsenal during the Premier League match between Arsenal and West Ham United at Emirates Stadium on April 22, 2018 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk beson se Shkodran Mustafi ishte afër shitjes në afatin kalimtar të verës së kaluar.

Gjatë javës së fundit kishte zëra që sugjeronin se Arsenali ishte i lumtur ta shiste mbrojtësin me prejardhje shqiptare në verë te Interi.

Lojtari thuhet se donte të shkonte, por Topçinjtë nuk kishin mbrojtës të mjaftueshëm qendrorë për të shitur.

Wenger hodhi poshtë ato thashetheme, duke thënë se Mustafi nuk ishte afër largimit, teksa ka folur fjalë të mira për të.

Wenger dhe Mustafi kanë respekt të ndërsjellët (Getty Images)

"Ai nuk ishte afër për t'u larguar", ka thënë fillimisht Wenger për mediumin e madh britanik Daily Mail.

"Ai është një mbrojtës i ri i cili ka pasur ulje dhe ngritje, besoj se ai ka potencial të përgjithshëm. Ai është një nga djemtë që është i angazhuar më shumë".

"Ai nuk është një njeri i cili fshihet nga përgjegjësia, kështu që përgjithësisht ai do të jetë një mbrojtës premtues për të ardhmen. Përvoja e ndihmon".

"Në këtë punë, portieri dhe mbrojtësi qendror janë një punë për të moshuarit apo për njerëzit e moshuar. Pra, në përgjithësi luan një pjesë natyrisht", përfundoi francezi. /Telegrafi/