Wenger konfirmon admirimin për Muller
06/03/2015
Francezi ka thënë se asnjë trajner në botë nuk do ta refuzonte mundësinë për të punuar me një lojtar si ai.
“Thomas është një lojtar që çdo trajner e ëndërron ta këtë në skuadër. Është nga ata lojtarë që nëse do kishe mundësi ta blije, do mbyllje sytë dhe do thoshe: vendos një shifër sa te duash dhe ne do e paguajmë. Është një lojtar fantastik. Nuk besoj se do mund të gjenit një trajner në botë që nuk do donte Thomas Mullerin”, ka deklaruar Wenger, transmeton Kosovapress.
Thomas Muller është një lojtarët më të mirë aktualisht gjerman, kurse ai është një prodhim i akademisë së Bayernit. Gjatë verës së shkuar ka pasur zëra së ai mund të largohet në drejtim të Manchester United, por nuk ndodhi.


