Please enter at least 3 characters.

Wenger ka katër opsione për ta ardhmen

2018/04/Wenger-Arsenal.jpg
229:"LONDON, ENGLAND - APRIL 08: Arsene Wenger, Manager of Arsenal looks on during the Premier League match between Arsenal and Southampton at Emirates Stadium on April 8, 2018 in London, England. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsene Wenger ka të hapura katër mundësi për të vazhduar karrierën menaxheriale ose si drejtues pas largimit nga Arsenali.

Trajneri francez ka konfirmuar largimin nga Arsenali në fund të sezonit, duke i dhënë fund një aventure të gjatë plot 22 vite.

Megjithatë, ofertat për Wengerit nuk mungojnë dhe francezi mund të vazhdojë karrierën në njërën nga pesë ligat më të forta evropiane ose në Kinë.

Wenger ka katër mundësi për të vazhduar karrierën e tij kur të largohet nga Arsenali në fund të sezonit.

Arsene Wenger (Getty Images)

Sipas mediumit francez Telefoot, mundësia e fundit për të trajnuar përfshinë ekipin e madh gjerman, Borussia Dortmund.

Ky medium raporton se Wenger ka mundësinë për të zëvendësuar Peter Stoger si trajner i Dortmundit.

Një kalim te Paris Saint-Germain është gjithashtu një opsion, së bashku me mundësinë për t'u bërë trajner i kombëtares japoneze.

Mundësia e fundit për të trajnuar mund t'i ofrohet në Kinë, aty ku ka të hapur edhe mundësinë e zhvillimit të futbollit në këtë vend. /Telegrafi/