Please enter at least 3 characters.

Wanda: Nuk është divorc, Icardi dhe Interi janë të dashuruar - heqja e shiritit ishte arsye për ta shitur

2019/09/Wanda-Icardi-9-e1567763325153.jpg
269:"MILAN, ITALY - MAY 26: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale speaks with his wife Wanda Nara at the end of the Serie A match between FC Internazionale and Empoli FC at Stadio Giuseppe Meazza on May 26, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Wanda Nara ka thënë se Mauro Icardi dhe Interi janë të dashuruar, duan të marrin kohë për të reflektuar dhe se ai humbi shiritin kapiteni, sepse klubi dëshironte ta shiste.

Icardi më në fund u largua nga Interi të hënën, duke iu bashkuar Paris Saint-Germain në huazim një-sezonal me mundësi blerje prej 70 milionë eurosh, por Wanda e bëri të qartë që sulmuesi ende kishte Nerazzurrët në mendimet e tij.

"Nuk është një divorc, Mauro dhe Interi janë si të dashuruarit që kërkojnë kohë për të reflektuar", ka thënë fillimisht Wanda për Corriere della Sera.

"Marrëdhëniet janë përkeqësuar për shkak të shumë keqkuptimeve, por dëshira e tij për të luajtur për Interin dhe dashurinë e tifozëve mbetet ende".

Mauro Icardi dhe Wanda Nara (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Në një marrëdhënie të gjatë ka kriza. Në fund të fundit ne e lëmë njëri-tjetrin me një marrëdhënie që është përshkuar dhe pa asnjë tradhti".

“Interit i duhej të shiste Icardi. Mauro kurrë nuk do ta linte klubin si kapiten. Ishte një strategji për ta shitur atë".

"Ata ia morën shiritin për ta shitur. Vitin e kaluar ai refuzoi të transferohej në një ekip tjetër".

"Ai u përgjigj: Unë jam kapiteni dhe nuk largohem. Nga atje, marrëdhëniet u prishën dhe ata kishin ide të tjera", përfundoi gruaja-agjente e Icardit. /Telegrafi/