Please enter at least 3 characters.

Wanda: Icardi nuk mendon për Topin e Artë, i fokusuar vetëm te Interi

2018/11/Mauro-Icardi-wanda-nara-e1543330479258.jpg
273:"MILAN, ITALY - OCTOBER 21: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale embraces his wife Wanda Nara at the end of the Serie A match between FC Internazionale and AC Milan at Stadio Giuseppe Meazza on October 21, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjentja dhe gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka thënë se sulmuesi argjentinas asnjëherë nuk mendon për suksese individuale.

Wanda ka thënë se 25-vjeçari nuk mendon për Topin e Artë, por vetëm si të fitojë skuadra e tij.

"Topi i Artë? Mauro nuk mendon për atë", ka thënë Wanda për Tiki Taka.

"Ai luan për skuadrën për të cilën ai dëshiron të luajë dhe e merr secilën ndeshje me radhë".

"Nëse ai do mendonte për Topin e Artë, ai do të ndryshonte skuadër. Nuk e shikoj Interin në formë të dobët para ndeshjes kundër Juves".

"Kishte keqkuptime mes Mauros dhe tifozëve, por me kohën lidhja me tyre është treguar serioze".

"Ai është i fortë, është profesionist që mendon vetëm për fushën. Për shembull, ishte një rast në Genoa kur u fërshëllye dhe prapë shënoi dy gola", ka shtuar Wanda Nara. /Telegrafi/