Please enter at least 3 characters.

Wanda: Icardi nuk dëshiron Juventusin

2019/05/wanda-icardi.jpg
230:"MILAN, ITALY - JANUARY 13: Wanda Nara and Mauro Icardi attend the Serie A match between FC Internazionale Milano and AC Chievo Verona at San Siro Stadium on January 13, 2014 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Wanda Nara ka mohuar spekulimet se ylli i Interit, Mauro Icardi, dëshiron të bashkohet me Juventusin. Gazzetta dello Sport raportoi javën e kaluar se Icardi kishte pranuar kushtet personale me Juventusin, por pas mohimit që bërë vet argjentinasi, tani edhe Wanda ka kundërshtuar këtë lajm.

"Icardi kurrë nuk ka thënë se donte Juventusin, kjo nuk është ajo që ai mendon", ka thënë fillimisht Wanda për Tiki Taka.

"Askush nuk e ka dëgjuar Mauron të flasë që kur atij iu largua shiriti i kapitenit".

Wanda më pas komentoi shanset e Interit për top katër në Serie A pas disfatës së tyre 4-1 në Napoli.

"Unë kam qenë i sigurt se do të ishte vendosur deri tani".

"Ne jemi mësuar të vuajmë, por do të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve. Ne e meritojmë atë", përfundoi gruaja e Icardit. /Telegrafi/