Vuçiq: Është turp që në Maqedoni janë dhënë bisedat e përgjuara
30/05/2017
Kryetari i sapozgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se, është e turpshme që në Maqedoni janë dhënë transkriptet e bisedave të përgjuara të kryetarit të partisë serbe, diplomatit të ambasadës serbe dhe gazetarit nga Beogradi. Sipas Vuçiq nuk është fajtore Maqedonia, por shërbimi i huaj perëndimor, raporton televizioni N1, përcjell Telegrafi Maqedoni.
''Në Serbi bisedat e përgjuara nuk janë publikuar në media gjatë viteve të kaluara, sidomos ato pas vitit 2012. Është e sigurt që ka, në kuadër të ligjit, por jo në media. Shtetet e përgjegjshme sillen në mënyrë të përgjegjshme'', ka thënë Vuçiq ndër të tjera. /Telegrafi/


