Please enter at least 3 characters.

Vuçiq arsyetohet për dështimin në ekstradimin e Haradinajt

2017/05/vucic-haradinaj-670x447-1.jpg

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mohuar kritikat se Qeveria ka mashtruar pas dështimit për ta ekstraduar nga Franca në Serbi, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vuçiq ka përkujtuar se në prag të zgjedhjeve presidenciale ka thënë se do të ndjek politika e një shteti sovran, të lirë dhe të pavarur, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Nuk kam thënë se do të jem president i një shteti vasal apo kolonie”, ka qenë përgjigja e Vuçiqit ndaj gazetarëve.