Please enter at least 3 characters.

Vrsaljko: Më duhet kohë për të arritur formën e duhur, duhet të mendojmë pozitivisht

2018/08/Sime-Vrsaljko-e1535442078832.jpg
240:"MILAN, ITALY - AUGUST 26: Sime Vrsaljko of FC Internazionale in action during the serie A match between FC Internazionale and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on August 26, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Interit, Sime Vrsaljko, ka folur pas barazimit 2-2 ndaj Torinos, ku ka thënë se i duhet ende për të arritur formën e tij më të mirë.

Por, kroati kërkoi nga të gjithë të mendojnë pozitivisht pasi vetëm kështu do vijnë rezultatet pozitive.

"Kam pak dhimbje, por nuk është asgjë serioze dhe unë do të jem gati për ndeshjen tjetër. Më vjen keq për tifozët”.

(Foto: Getty Images )

“Në pjesën e parë ishim mirë, por pas golit të parë të pranuar nuk kemi arritur të kthehemi dhe të bëjmë atë që dimë. Duhet të ngrihemi, të mendojmë pozitivisht dhe të vazhdojmë para të gjithë së bashku”.

“Në nivelin personal ka vetëm 12-14 ditë që kam filluar stërvitjen dhe duhet kohë për të arritur formën e duhur. Por, nuk ka justifikime, në fushë gjithmonë duhet të japësh 100 për qind”.

“Të luash në Meazza? Ambient i bukur, tifozët brohorasin gjatë tërë lojës. Interi luan për këtë dhe për këtë është një klub i madh”, ka thënë Vrsaljko për Inter TV.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Bolognas. /Telegrafi/