Please enter at least 3 characters.

Vrau me thikë shqiptaren në sy të djalit të mitur, arrestohet autori në Itali

2018/10/Carabinieri-itali-policia.jpg

Është arrestuar autori i krimit tronditës në Vittoria të Italisë, ku u masakrua për vdekje me thikë në sy të djalit të mitur 37-vjeçarja shqiptare Bruna Muça Halla.Mediat italiane konfirmojnë se autori i dyshuar që vrau me thikë shqiptaren mesditën e djeshme është arrestuar gjatë natës së kaluar.

Viktima është 37-vjeçarja shqiptare, Brunilda Muça Halla, nënë e dy fëmijëve. Sipas mediave, vrasësi është identifikuar nga karabinierët falë kamerave të sigurisë së zonës.

Në deklarimet e para të dhëna para hetuesve, i dyshuari mësohet se ka pranuar që e ka kryer ai krimin. /Telegrafi/