Vrasje në tentativë në Viti, një person theret me thikë
Foto: Ilustrim
04/09/2026
Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vrasjes në tentativë në Viti.
Rasti ka ndodhur më 3 shtator në ora 13:10, në rrugën “Adem Jashari”.
“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin, një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri gjendet në arrati.
Rasti në procedurë. /Telegrafi/


