Please enter at least 3 characters.

Vrasje në tentativë në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Podujevë.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 19:16.

“Sheshi i qytetit, Podujevë 17.07.2026 – 19:16. I dyshuari mashkull kosovar, ka therur me thikë viktimën e mitur mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore.

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia po heton rastin. /Telegrafi/