Please enter at least 3 characters.

Vranët dhe me diell

2023/10/te-nxehtit-vapa-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot moti në Kosovë do të mbajë i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale, duke i kaluar vlerat e normales deri ditën e premte, ku sërish do të ketë rënie, duke krijuar kushte për reshje shiu në viset e ulëta, derisa në viset me lartësi mbidetare mbi 2000m reshjet e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/