Please enter at least 3 characters.

Votohet propozimi për rishikimin e buxhetit të Prishtinës

2016/01/seanca-e-KK-te-Prishtines-Dardan-Sejdiu-foto-ridvan-slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Shumë kritika e vërejtje, dhe 19 vota pro ka marrë Propozim vendimi për miratimin e rishikimit të buxhetit komunal të Prishtinës, për vitin 2015.

Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë lëshuar sallën ende pa filluar votimi, derisa 15 asamblistë të tjerë të Kuvendit Komunal kanë abstenuar në votim.

Ndërkohë, asamblistët kanë kritikuar mosprezencën e kryetarit Shpend Ahmeti në seancën e sotme. /Telegrafi/