Please enter at least 3 characters.

Von Cramon: Qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin e vizave prej kohësh

2020/05/Konference-e-Kryesueses-se-BE-se-ne-zgjedhjet-e-parakohshme-Viola-von-Cramon-Taubadel-foto-Ridvan-Slivova-10-e1670846561594.jpg
14:"Ridvan Slivova

Euro-deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, përmes një postimi në Twitter tha se qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin e vizave që një kohe të gjatë.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave që një kohë të gjatë”, ka shkruar Cramon në Twitter.

“Ne jemi të bindur se negociatat ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian si bashkë-ligjvënës do të jenë të shpejta dhe do të çojnë në miratim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Viola von Cramon.