Please enter at least 3 characters.

Volkswagen flet hapur pas raportimeve se mund të shesë disa marka

Duket sikur vendimi i Porsche-s për t'u larguar nga Bugatti Rimac kaloi kryesisht pa u vënë re.

Ai shënoi fundin e një epoke, veçanërisht për ata që u rritën duke e parë Veyron-in si veturën përfundimtare.

Me shitjen e aksioneve të saj në Bugatti Rimac nga Porsche, Bugatti nuk është më pjesë e Grupit Volkswagen për herë të parë që nga viti 1998.

Një raport i ri pretendon se mund të ketë të paktën një emër tjetër të hequr nga lista e markave në pronësi të Grupit VW, ndërsa prodhuesi i automjeteve kërkon të mbledhë para për të financuar planin e tij të ristrukturimit.

Bëhet fjalë për markën e motoçikletave Ducati.

Për më tepër, thuhet se këshilltarët duan që Lamborghini të kalojë nga një biznes në pronësi private, siç ka qenë që kur Grupi VW e bleu atë në vitin 1998, në një kompani të tregtueshme publikisht.

Faqja RideApart, kontaktoi Grupin VW për koment mbi raportin.

Për habi, një zëdhënës i gjigantit gjerman të automobilave nuk i mohoi kategorikisht thashethemet.

Ai tha se të gjitha markat dhe filialet duhet të "transformohen thellësisht".

Gjithashtu, njoftoi se një "riorganizim i kompanisë" është duke u zhvilluar. /Telegrafi/