Vlogerja i pastron rrobat vetëm një herë në vit, thotë se nuk mbushen me erë
01/02/2024
Një vlogere në TikTok ka thënë se pastron rrobat e saj vetëm një herë në vit, madje insiston se ato nuk mbushen me erë.
Vlogerja nga qyteti Surrey i Anglisë, shpjegon se po e bën këtë për të kursyer ujë, transmeton Telegrafi.
Ajo gjithashtu thotë se vendos xhinset e saj në frigorifer për t’i larguar papastërtitë pa përdorur një makinë larëse.
Përmes një video në TikTok gruaja thotë se pastron rrobat e leshta vetëm një herë në vit.
Sipas saj materiali i leshtë është anti-mikrob dhe largon në mënyrë natyrale djersën dhe nxehtësinë nga lëkura gjatë stërvitjes, që nga ana tjetër parandalon erërat. /Telegrafi/


